Babë e bir konkurrentë në AGT, Dashnor Bushi: Kënaqësia më e madhe t’a shihja djalin më lart se veten

Babë e bir konkurrentë në AGT, Dashnor Bushi: Kënaqësia më e madhe t’a shihja djalin më lart se veten

Nikolas Bushi është shpallur fitues i edicionit të dytë  të spektaklit “Albania’s Got Talent”. Ventrilokuisti spikati si një emër i veçantë përballë gjithë konkurrentëve në spektaklin e talenteve. Një ndër konkurrentët e tij ishte edhe iluzionisti Dashnor Bushi, i ati i Nikolasit, i cili gjithashtu preku finalen. Nikolas dhe Dashnor Bushi ishin të ftuar pasditen e sotme në emisionin Living Day në Vizion Plus, për të rrëfyer më shumë nga emocionet e finales. E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se a ka konkurrencë mes babë e bir në një konkurs, Dashnor Bushi u përgjigj se jo. Madje ai shtoi se në skenë ishin si konkurrentë, por në prapaskenë ishin mbështetje për njeri-tjetrin. Dashnor Bushi theksoi gjithashtu sakrificat e djalit ndër vite, duke treguar se ai...