Babai i Nicola Peltz flet për herë të parë pas skandalit me familjen Beckham
Miliarderi amerikan Nelson Peltz, babai i aktores Nicola Peltz, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me përplasjet që së fundmi kanë përfshirë vajzën e tij, bashkëshortin Brooklyn Beckham dhe familjen e famshme Beckham. Gjatë pjesëmarrjes në eventin “WSJ Invest Live” në Florida, Peltz u pyet drejtpërdrejt për situatën e tensionuar familjare, por zgjodhi ta shmangë temën me ironi. “A ka qenë familja ime kohët e fundit në media? Nuk e kam vënë re fare”, tha ai me humor, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Megjithatë, pas tonit shpotitës, biznesmeni dha një mesazh të qartë dhe të prerë, veçanërisht për çiftin e ri. “Këshilla ime është të qëndroni sa më larg mediave”, deklaroi Peltz, duke nënkuptuar se ekspozimi publik vetëm sa e përkeqëson situatën....
Burimi:
argjiroja.net