Arti në zi, ylli i Hollywood Chuck Norris ndahet nga jeta

Arti në zi, ylli i Hollywood Chuck Norris ndahet nga jeta

Aktori legjendar i Hollywood, Chuck Norris, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Sipas familjes, vdekja e tij ka qenë e papritur dhe ai ishte “rrethuar nga familja dhe njerëz të dashur”, duke shtuar se vdiq në paqe. “Për botën, ai ishte një yll i arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë,” thuhet në deklaratë. Familja nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, duke kërkuar privatësi gjatë periudhës së dhimbjes.