Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar

Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar

Reperi i njohur Azet ka njoftuar përmes Instagramit se është i detyruar të shtyjë turneun e planifikuar për muajin janar, duke e përshkruar vendimin si një nga më të vështirët që ka marrë ndonjëherë. Ai ka treguar se muajt e fundit kanë qenë ndër periudhat më të sfidueshme për jetën e tij, për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare. Në një postim emocional, Azet shprehu se nuk dëshiron të dalë para fansave duke u shtirur sikur gjithçka është në rregull, kur në fakt nuk është. Për këtë arsye, ai vendosi që të presë derisa të ndihet gati për të ofruar performancën e merituar. Turneu nuk është anuluar, por është zhvendosur për dhjetor 2026. Datat e reja fillojnë më 8 dhjetor në Zürich dhe do të...