Arrestohet ish-i dashuri i Bella Hadid, zbulohet arsyeja
Ish-partneri i modeles së famshme Bella Hadid, Adan Banuelos, është arrestuar së fundmi për dehje në publik, sipas raportimeve të mediave amerikane. Sipas TMZ, arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 31 janar. Kauboji dhe trajneri i njohur i kuajve është shoqëruar nga autoritetet drejt burgut të Qarkut Parker, ku ka qëndruar për një kohë të shkurtër. Banuelos u lirua pak më vonë, pasi pagoi një garanci në vlerën e 386 dollarëve. Megjithatë, deri më tani, detajet e sakta që çuan në arrestimin e tij nuk janë bërë publike. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas lajmit për ndarjen e tij nga Bella Hadid, e cila u konfirmua në fund të janarit. Sipas Page Six, modelja dhe ish-partneri i saj...
Burimi:
argjiroja.net