Antonio Banderas rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Kur u përballa me vdekjen…

Antonio Banderas rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Kur u përballa me vdekjen…

Aktori i njohur Antonio Banderas ka ndarë një rrëfim të sinqertë për momentin që ndryshoi rrjedhën e jetës së tij. Një atak në zemër në vitin 2017 e detyroi të rishikonte gjithçka, nga mënyra si jetonte, deri te prioritetet personale dhe profesionale. “Ishte një paralajmërim shumë serioz. Ndryshoi mënyrën se si e shoh jetën”, u shpreh ai, duke e konsideruar këtë përvojë si një pikë kthese. Madje, aktori ka thënë më herët se kjo ngjarje ishte “një nga gjërat më të mira” që i kishte ndodhur, pasi e ndihmoi të kuptonte çfarë ka vërtet rëndësi. Deri në atë kohë, Banderas jetonte mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por pas problemit shëndetësor vendosi të bëjë ndryshime të mëdha. Ai hoqi dorë nga duhani, shiti...