Angelo Haruni thyen heshtjen për Neada Muçajn, i dërgon një mesazh publik ish partneres

Angelo Haruni thyen heshtjen për Neada Muçajn, i dërgon një mesazh publik ish partneres

Pas eliminimit nga Big Brother VIP 5, Angelo Haruni ka bërë sot daljen e tij të parë publike në studion e Fan Club, ku ka komentuar pa filtra eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai foli për emocionet, sfidat dhe mënyrën se si e përjetoi rrugëtimin e tij në reality show, duke pranuar se përvoja ka qenë intensive dhe jo gjithmonë e lehtë. Për herë të parë, Angelo ndaloi edhe te jeta e tij sentimentale, duke folur hapur për historinë e dashurisë me ish-partneren, Neada Muçaj. Fjalët e tij treguan se kjo lidhje vazhdon të ketë ndikim emocional tek ai. “Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën, qëndron në zemër gjithë jetë. Pastaj nëse ka diçka më tutje, nuk di...