Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të
Aktorja e njohur amerikane Amanda Seyfried ka deklaruar se fitimi i një çmimi Oscar nuk përbën një prioritet për të, duke theksuar se ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme edhe pa këtë vlerësim prestigjioz. Në një intervistë për The New Yorker, Seyfried u shpreh se ka “arritur deri këtu” pa një Oscar dhe se shpesh pyet veten pse do t’i duhej një i tillë në këtë fazë të jetës profesionale. “A e mbani mend kush ka fituar Oscar-in në dhjetë vitet e fundit? Nuk është fitorja ajo që ka më shumë rëndësi. Është nominimi që të shtyn përpara dhe të hap dyer të reja. Ky është një fakt,” tha aktorja. Ajo shtoi se ndonëse një Oscar do të ishte i bukur për...
Burimi:
argjiroja.net