Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?
Dy nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar, Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu, janë bërë bashkë mbrëmjen e sotme, duke surprizuar publikun dhe duke “thyer” rrjetin me pamjet e përbashkëta. Moderatorët, të cilët përfaqësojnë dy logot më të mëdha rivale mediatike, Top Channel dhe TV Klan, shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë të ngrohtë miqësore, duke treguar se rivaliteti nuk pengon marrëdhëniet personale. Takimi i tyre nuk ka kaluar pa një njoftim që ka ndezur kuriozitetin e fansave. Përmes një fotoje bardh e zi, ku Ledioni shihet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”. Në diçiturën e fotos, ajo shkruan: “Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh”, duke konfirmuar kështu një moment historik...
Burimi:
argjiroja.net