Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment të paharrueshëm. Kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, bashkuar me votat me SMS nga Shqipëria dhe Kosova. Në Post Fest 64, ai ndau emocionet e fitores, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre të madhe. “Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. E prisja të më shtynte për mirë, të ishte ai suporti i përhershëm që kam pas, por jo në këtë formë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë,” tha Alis. Në...