Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!
Këngëtari shkodran Alis është shpallur fituesi i Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e 64-t me këngën “Nan”. Ky triumf i rëndësishëm i siguron Alisit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Performanca e Alisit u konsiderua ndër më të spikaturat e këtij edicioni, falë potencës së jashtëzakonshme vokale, interpretimit autentik dhe një mesazhi universal për dashurinë dhe lidhjen njerëzore. Kënga “Nan” preku thellë publikun, duke krijuar një atmosferë emocionale të fortë në sallë dhe duke u shndërruar në një nga momentet më të paharrueshme të natës finale. Ovacionet dhe duartrokitjet e gjata dëshmuan reagimin e ngrohtë dhe mbështetjen e publikut për artistin shkodran....