Alesio Alia largohet nga “BBVA” me dëshirë!

Alesio Alia largohet nga “BBVA” me dëshirë!

Alesio Alia ka ndërprerë sonte rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas një kërkese të bërë prej tij për largim, produksioni e ka miratuar vendimin dhe Alesio ka lënë shtëpinë me dëshirë, duke i dhënë fund eksperiencës së tij në këtë format. Largimi i tij erdhi pa paralajmërime të gjata, duke surprizuar një pjesë të publikut që priste të shihte më shumë nga dinamika e tij në lojë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Alesio u shfaq si një banor i qetë, i rezervuar dhe shpesh i tërhequr nga konfliktet, duke zgjedhur të mbajë një profil më të ulët krahasuar me banorët e tjerë. Edhe pse nuk ishte shpesh në qendër të debateve apo situatave të forta, prania e tij solli momente reflektimi...