Alesia Balliu: Nëse unë fitoj në muaj 4 mijë euro, padiskutim ai duhet të ketë 8 mijë euro
Juristja Alesia Balliu ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga partneri i saj dhe për standardet që vendos te marrëdhëniet. Ajo shprehet në studion e Living Day në Vizion Plus se për të, vlera personale dhe investimi në vetvete janë shumë të rëndësishme, dhe kjo reflektohet edhe në kërkesat që ka nga një mashkull. Sipas Balliut, partneri duhet të jetë jo vetëm mbështetës, por edhe të ketë një nivel të barabartë ose më të lartë standardi jetese, për të shmangur problemet dhe “stonimin” në raport. “Në qoftë se unë mund të fitoj katër në muaj, pa diskutim ai duhet të ketë tetë. Personalisht kam investuar shumë te vetja dhe kam një standard të caktuar. Në qoftë se, për shembull, personi në fjalë nuk ka...
Burimi:
vizionplus.tv