Albano Bogdo: Jam fejuar katër herë, por nuk kam ndryshuar për askënd

Albano Bogdo: Jam fejuar katër herë, por nuk kam ndryshuar për askënd

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka folur hapur për jetën e tij sentimentale në Grida Duma Podcast, duke surprizuar me një rrëfim të sinqertë për katër fejesa dhe raportin e tij me dashurinë. “Jam fejuar katër herë,” tha Bogdo gjatë intervistës, duke theksuar se secila histori ka qenë e rëndësishme në mënyrën e vet. Bogdo foli edhe për arsyet pse lidhjet e tij nuk kanë funksionuar, duke kundërshtuar perceptimin se është “i paqëndrueshëm”. “Më duan shumë njerëz, thjesht s’ka funksionuar. Unë kështu funksionoj. Në qoftë se nuk pëlqen… nuk mund të ndryshoj 75% të vetes që të ndihesh ti e lumtur. Ç’kuptim ka bota në qoftë se unë s’jam vetvetja ta shijoj?” Ai pranoi se dashuria ka nevojë për nuanca, madje edhe për...