Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

Banorja e “shtëpisë më të madhe në vend BBVK”, Alba, ka treguar një siguri të jashtëzakonshme për rrugëtimin e saj në garë, duke deklaruar se beson fuqishëm se do të arrijë gjysmëfinalen e formatit. Gjatë një bisede të qetë në lavanderi, ku ishte e shoqëruar nga Ludon, Labin dhe disa konkurrentë të tjerë, Alba u hap për pritshmëritë dhe aspiratat e saj. Ajo tha se e sheh veten mes më të mirëve, duke theksuar se për të një pozicion i tillë do të ishte një sukses personal dhe emocional. “Nëse arrij të jem në gjysmëfinale, do të ndihem jashtëzakonisht e lumtur,” u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se ky moment do të ishte një arritje e madhe për të, jo vetëm në aspektin konkurrues,...