Aktori turk largohet nga seriali pas hetimit për drogë, momenti prekës në set

Aktori turk largohet nga seriali pas hetimit për drogë, momenti prekës në set

Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një hetimi që përfshinte disa figura të njohura të botës së artit dhe ekranit. Pas këtij zhvillimi, producentët e serialit morën vendimin për ta përjashtuar Güngör nga kasti. Pavarësisht rrethanave që çuan në largimin e tij, ekipi i “Kızılcık Şerbeti” organizoi një ceremoni simbolike lamtumire për aktorin në ambientet e xhirimeve. Sipas një lajmi të publikuar nga gazetarja e njohur Birsen Altuntaş, në set u pre edhe një tortë, ndërsa momenti...