Aktori i njohur i humorit i bashkohet “Ferma VIP 3’’
Aktori i njohur i humorit Romir Zalla i bashkohet kastit të ‘Ferma VIP 3’. Ajo që ra në sy ishte hyrja e tij që i përshtatej dhe i rrinte më së miri këtij formati. Romiri u fut në fermë me një traktor dhe në sfond luhet muzikë country. Aktori u shpreh: Nuk e kisha menduar se do të futesha ndonjëherë në një reality, por ferma më duket interesante. Veten do ta personifikoja me kalin, nuk e shoh kurrë gotën gjysmëplotë, mendoj se çelësi i marrëdhënieve të mira me njerëzit është komunikimi. Aktori premtoi se do të dhuronte spektakël dhe se veten e gjente mjaftë mirë në këtë format.
Burimi:
vizionplus.tv