“Ai nuk ka vrarë njeri” – G-Bani del në mbrojtje të Gjestit
Vendimi i Gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka nxitur reagime të shumta në rrjet dhe në mesin e artistëve shqiptarë. Një nga zërat që ka reaguar së fundmi është edhe reperi G-Bani, i cili ka shprehur publikisht shqetësimin e tij për situatën në të cilën ndodhet artisti i ri. Përmes një reagimi publik, G-Bani ka bërë thirrje që rasti i Gjestit të trajtohet me më shumë mirëkuptim dhe ndjeshmëri nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Ai theksoi se përtej aspektit ligjor, duhet marrë në konsideratë edhe dimensioni njerëzor i situatës dhe fakti që artisti po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij. “Pas informacionit që kam marrë për atë...
Burimi:
ntv.al