Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë

Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë

Adrola Dushi ishte pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme, duke zënë vendin e bashkëmoderatores në mungesë të Sherina Spahiut. Pjesëmarrja e saj nuk kaloi pa tërhequr vëmendje, pasi modelja ndau detaje të veçanta nga jeta e saj personale, duke folur hapur për marrëdhënien e saj me këngëtarin Capital T, një lidhje që u bë publike së fundmi. Gjatë bisedës, Adrola tregoi momente nga jeta e përditshme dhe reagimin ndaj publikimit të fotografive të tyre, duke theksuar rëndësinë e privatësisë. Ajo u shpreh: “Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam...