A kemi dalë nga patriarkaliteti, apo vetëm e kemi maskuar?
Historia Brikena-Mateo në Big Brother VIP Albania na vuri përballë një dileme më të thellë, që shoqëria shqiptare e shtyn prej vitesh. A kemi ndryshuar vërtet, apo vetëm kemi ndërruar gjuhën me të cilën ushtrojmë të njëjtin kontroll? Mateo rrëfeu diçka që për shumë njerëz nuk tingëllon aspak e huaj. Ndërhyrje direkte nga familjarë, ndalim takimesh, thirrje në telefon, presion moral dhe një ndjenjë përgjegjësie që i vihet një të riu mbi supe, sikur një njohje e sapofilluar të ishte tashmë një çështje nderi. Ai foli për frikën, për ndjesinë se situata po shkonte drejt një fejesë apo martese pa qenë gati, thjesht që “të mos dalë nami”. Ky është një skenar që Shqipëria e njeh mirë, sepse e ka jetuar gjatë. Për dekada me...
Burimi:
argjiroja.net