A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën
Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në vëmendje me një intervistë të fundit në Klan Kosova, ku ka folur hapur për jetën personale, karrierën muzikore dhe raportin e tij me formatet televizive. Gjatë bisedës, artisti është ndalur edhe te një nga formatet më të komentuara të momentit, “Big Brother”, për të cilin emri i tij është përfolur shpesh si një nga kandidatët potencialë. Qaka ka pranuar se ka pasur interes dhe madje edhe ftesa konkrete për t’u bërë pjesë e këtij reality show, por ka lënë të kuptohet se nuk e sheh veten në një eksperiencë të tillë, të paktën për momentin. “Unë edhe Big Brother jemi shumë larg. Ftesa kam pasur. Edhe kështu në rrjete sociale e kam parë emrin tim, gjithmonë...
Burimi:
argjiroja.net