A do hynte në “Big Brother VIP ?”, flet Valbona Selimllari

A do hynte në “Big Brother VIP ?”, flet Valbona Selimllari

Valbona Selimllari ishte sot e ftuar në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau emocionet dhe përshtypjet e saj pas mbrëmjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. E pranishme si pjesë e jurisë në spektaklin “Miss & Mister”, Selimllari u shpreh se atmosfera në shtëpi ishte mjaft pozitive dhe energjia e banorëve për t’u vlerësuar. “Jemi kënaqur, o sa shumë jemi kënaqur. Ishin aq të mirë të gjithë,” – u shpreh ajo, duke theksuar se mbrëmja kishte kaluar në një frymë të bukur bashkëpunimi dhe harmonie. Duke komentuar debatet që shpesh lindin në rrjete sociale, sidomos në Instagram, Valbona dha edhe një mesazh për publikun: të shijojnë momentet e bukura dhe marrëdhëniet që krijohen, pa u fokusuar vetëm tek polemikat. “Në fund...