A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos
Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja ruan gjithashtu një miqësi të afërt me Brikenën, e cila disa vite më parë ka pasur një njohje me Mateon. Gjatë një bisede mes Juelës, Brikenës dhe Kristit, ky i fundit i drejtoi një pyetje Brikenës lidhur me situatën mes dy banorëve. Brikena u shpreh se si Juela ashtu edhe Mateo janë beqarë dhe kanë të gjithë lirinë për të vepruar sipas dëshirës së tyre. Ajo shtoi se Juela, si person, zë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe se, pavarësisht dinamikave brenda shtëpisë, miqësia mes tyre do të vazhdojë edhe jashtë “Big Brother VIP”. Pjesë nga biseda: Kristi: Po sikur Juela të kishte një gjë me...
Burimi:
argjiroja.net