962 gola dhe nuk ndalet: Ronaldo vazhdon misionin historik

962 gola dhe nuk ndalet: Ronaldo vazhdon misionin historik

Cristiano Ronaldo është rikthyer në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke lënë pas polemikat dhe duke iu përgjigjur kritikëve me atë që di të bëjë më mirë: gola. Pas mungesës në dy ndeshje si shenjë proteste ndaj drejtuesve të Al Nassr, sulmuesi portugez u rikthye titullar dhe menjëherë la gjurmë. Në minutën e 17-të, 39-vjeçari kaloi skuadrën e tij në avantazh, duke finalizuar me qetësi nga afërsia pas një aksioni të shpejtë ofensiv. Asistimi erdhi nga Sadio Mané, i cili shërbeu saktë brenda zonës, ndërsa Ronaldo nuk gaboi përballë portierit vendas. Me një prekje të saktë dhe instinkt tipik prej goleadori, ai dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin e tifozëve. Ky ishte goli i 962-të në karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos,...