6 muaj pas vdekjes së Charlie Kirk, Trump i beson Erika Kirk të njëjtin post të partnerit në Akademinë e Forcave Ajrore
Vetëm gjashtë muaj pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Charlie Kirk, Erika Kirk po del gjithnjë e më shumë në plan të parë në jetën publike amerikane. Presidenti Donald Trump e ka emëruar atë në bordin mbikëqyrës të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së, një rol këshillimor që lidhet me funksionimin, disiplinën, moralin dhe drejtimin institucional të akademisë. Një detyrë me peshë simbolike dhe politike, sidomos pasi ky është i njëjti rol që më parë mbahej nga Charlie Kirk. Erika Kirk nuk është një emër i panjohur në qarqet konservatore amerikane. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj më 10 shtator 2025, ajo mori një profil edhe më të dukshëm publik, duke u lidhur drejtpërdrejt me trashëgiminë politike dhe organizative që ai la pas. Sot kanë...
Burimi:
argjiroja.net