Shfaqet me fytyrë të fashuar dhe sytë e nxirë/ Çfarë i ka ndodhur Rozana Radit?

Shfaqet me fytyrë të fashuar dhe sytë e nxirë/ Çfarë i ka ndodhur Rozana Radit?

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka shqetësuar ndjekësit pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale, ku ka zbuluar një dëmtim që ka pësuar në zonën e syrit të djathtë. Artistja ka shpjeguar se ky është edhe shkaku përse gjatë periudhës së fundit është shfaqur më rrallë në ekran dhe në Instagram, ndërsa ka mbajtur vazhdimisht syze. Përmes një postimi në Instastory, Rozana ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë aktivitetit fizik, kur është rrëshqitur dhe ka pësuar një dëmtim në fytyrë. “Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik, rrëshqita dhe pësova një dëmtim në zonën e syrit të djathtë”, ka shkruar këngëtarja. Në fotografinë e publikuar shihet zona e ënjtur dhe e skuqur rreth syrit, ndërsa artistja ka bërë të ditur se po merr...