Sherri mes biznesmenëve në Orikum/ Reagon Blendi Fevziu: Falimentim i plotë i shtetit
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër lidhur me kanosjen e një biznesmeni në një hotel në Orikum ditën e sotme, duke e cilësuar ngjarjen si një tregues të qartë të falimentimit të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Përmes një video-denoncimi ku publikoi pamje nga konflikti, Fevziu nënvizoi se paaftësia e strukturave të shtetit për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare po i shtyn sipërmarrësit drejt vetëgjykimit dhe përplasjeve fizike. Sipas tij, bëhet fjalë për konflikte financiare që kapin shifra miliona eurosh, të cilat nuk po marrin zgjidhje në rrugë ligjore. “Sherri dhe përplasja fizike është e vetmja mënyrë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mes dy biznesmenëve. Dy biznesmenë shumë të njohur në Shqipëri konfliktohen gati fizikisht për të zgjidhur një mosmarrëveshje që nuk...
Burimi:
ntv.al