Sherri me Edi Ramën e la pa punë, Arjan Konomi: Më kërkuan të heshtja politikisht

Sherri me Edi Ramën e la pa punë, Arjan Konomi: Më kërkuan të heshtja politikisht

Arjan Konomi ka treguar se pas datës 15 gusht është kontaktuar nga zyrat e Top Channel për të firmosur kontratën dhe se madje ishte njoftuar edhe për xhirimin e reklamës së programit. Por, sipas versionit të tij, gjithçka ndryshoi brenda pak kohësh. Ai pretendon se u njoftua se ishte “pezulluar”, ndërsa xhirimi fillimisht u shty dhe më pas komunikimi me televizionin, sipas tij, u ndërpre. Deklarata e Konomit vjen në një moment kur ai ka qenë në qendër të një përplasjeje publike me kryeministrin Edi Rama. Pikërisht për këtë arsye, reagimi i tij ka shtuar dyshimet nëse qëndrimet politike mund të kenë ndikuar në situatën e krijuar me televizionin. Sipas Konomit, gjatë komunikimeve me televizionin i është kërkuar gjithashtu që të mos shprehte qëndrime politike në...