Alarm nga OBSH/ Një variant i ri gripi dominon Evropën, rriten rastet dhe shtrimet
Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj i ri dominues i virusit po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën një presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin e saj evropian raportuan “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”, me më shumë se gjysmën e pacientëve me simptoma të gripit që rezultuan pozitivë në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sezoni i gripit kishte filluar rreth katër javë më herët se vitet e kaluara, tha OBSH-ja, dhe u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë transmetimin duke u vaksinuar, duke qëndruar në shtëpi nëse ndihen...