SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Bashkimin Europian se mund të marrin masa kundër tij nëse BE-ja nuk heq rregullat që favorizojnë produktet e prodhuara në Europë. Paralajmërimi amerikan lidhet me buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028-2034, ku është parashikuar një fond prej 402 miliardë eurosh për konkurrueshmërinë. Ky fond synon të mbështesë prodhimin e mallrave strategjike brenda Bashkimit Europian, përfshirë pajisjet dhe industrinë e mbrojtjes. Në një dokument të dërguar ligjvënësve europianë, Washingtoni shprehet se këto rregulla mund të dëmtojnë bashkëpunimin me SHBA-në. SHBA paralajmëron se, nëse BE-ja zgjeron masat që favorizojnë prodhimin europian në fondet e mbrojtjes, do të shqyrtojë masa kundër vendeve europiane. Mes tyre përmendet edhe heqja e disa përjashtimeve që aktualisht u lejojnë kompanive europiane të marrin pjesë në prokurimet...
Burimi:
javanews.al