SHBA GRIS ÇEKUN E BARDHE/ Ndryshon kursi: Ballkani duhet ti zgjidhë vetë problemet e saj

SHBA GRIS ÇEKUN E BARDHE/ Ndryshon kursi: Ballkani duhet ti zgjidhë vetë problemet e saj

Shtetet e Bashkuara rikthejnë Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes. Në një dëshmi para Kongresit amerikan, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, prezantoi kursin që Uashingtoni synon të ndjekë në rajon: stabilitet, zgjerim të interesave ekonomike amerikane dhe luftë kundër kërcënimeve që prekin drejtpërdrejt SHBA-në. Në këtë strategji, një vend të veçantë zë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale të Ballkanit, të cilat, sipas zyrtarit amerikan, bashkëpunojnë drejtpërdrejt me kartele të Hemisferës Perëndimore. Shqipëria përmendet posaçërisht në dëshminë e Lawton. Ai tha se Uashingtoni po punon ngushtë me Tiranën për goditjen e organizatave kriminale transnacionale, ndërsa paralelisht synon zgjerimin e aksesit të kompanive amerikane në tregun shqiptar. “Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të...