Seanca për ish-krerët e UÇK-së, gjyqtari Smith: Gjykimi u zhvillua në atmosferë frikësimi të dëshmitarëve

Seanca për ish-krerët e UÇK-së, gjyqtari Smith: Gjykimi u zhvillua në atmosferë frikësimi të dëshmitarëve

Ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në nisje të seancës, gjykatësi Charles Smith bëri një përmbledhje të shkurtër të ecurisë së procesit gjyqësor, i cili nisi më 3 prill 2023 dhe pas më shumë se tre vitesh ka mbërritur në fazën e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë. Gjatë përmbledhjes së tij, gjykatësi Charles Smith tha se gjykimi ishte zhvilluar në një atmosferë të frikësimit të dëshmitarëve. Sipas Smith, disa dëshmitarë u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e tyre dhe të familjarëve. Megjithatë, gjykatësi theksoi se një numër i madh dëshmitarësh dëshmuan gjatë procesit, duke e bërë...