Seanca në Hagë/ kryegjyqtari rendit akuzat ndaj ish-krerëve: Po gjykojmë individët, jo luftën e UÇK-së
Ka nisur në Hagë seanca për shpalljen e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në hapje të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, theksoi se procesi nuk ka në qendër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por përgjegjësinë individuale të personave të akuzuar. “Ne po gjykojmë disa persona për përgjegjësi individuale dhe nuk jemi duke gjykuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryegjyqtari. Më pas, gjyqtari paraqiti pozicionet që katër të akuzuarit kishin mbajtur në strukturat e UÇK-së dhe renditi akuzat ndaj tyre. “Hashim Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së dhe ai ishte shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe kryekomandant i UÇK-së e kryeministër i përkohshëm i...
Burimi:
ntv.al