Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Euronews 2026, ku ka folur për zhvillimin e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë për t’u konsoliduar si një nga destinacionet kryesore turistike në rajon. Gjatë diskutimit, Rama u shpreh se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët e huaj, duke theksuar ndryshimin e perceptimit për vendin në arenën ndërkombëtare. “Sepse të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Nëse nuk viziton Shqipërinë, je një nga të paktët që nuk e viziton Shqipërinë”, tha Rama. Kryeministri argumentoi se vendi ndodhet sot në një situatë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara dhe se rritja e turizmit po ndihmon në ndryshimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve. I pyetur nëse Shqipëria ka një treg...