Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 38,712 shtetas të huaj. Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri në qershor 1,261 leje apo 3.2% janë për qëllime studimi. Sipas të dhënave, shtetasit italianë kryesojnë jo vetëm për numrin më të lartë të të vetëpunësuarve, por edhe për qëndrimin në Shqipëri për arsye studimi. Për këtë kategori, lejet e qëndrimit kryesohen nga shtetasit italianë, me 462 leje, të cilat përbëjnë rreth 37% të totalit të lejeve të qëndrimit për qëllime studimi. Pas tyre renditen shtetasit indianë, me 426 leje...