Ronaldo nuk u largua i vetëm nga grumbullimi i Portugalisë, zbulohet kush tjetër nga kombëtarja e shoqëroi
4 Tetor 2026 17:16 Telesport Portugalia do të luajë sot ndeshjen e katërt në grup në Ligën A, atë ndaj Norvegjisë. Megjithatë, më shumë se ndeshja e sotme ndaj Norvegjisë, në Portugali po vazhdon ende të diskutohet largimi i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i kombëtares. Sipas të përditshmes Record, një tjetër anëtar i stafit mbështetës të Portugalisë mori urdhrin e menjëhershëm për të bërë gati çantat dhe për të ndjekur Ronaldon jashtë grumbullimit të ekipit. Bëhet fjalë për Antonio Costën, përgjegjësin për pajisjet dhe veshjet, i cili u largua së bashku me Ronaldon. Ronaldo u largua i revoltuar. Në rrjetet sociale, ai deklaroi se e mori këtë vendim pas konferencës për shtyp të trajnerit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze. Por,...
Burimi:
telesport.al