Ronaldo nga ceremonia e “Topit të Artë”: Gjenerata jonë si futbollistë ishte e jashtëzakonshme
Ceremonia e “Topit të Artë” 2026, e zhvilluar në “Palladium Theatre” të Londrës, rezervoi emocione të shumta. Mes të ftuarve specialë ishte edhe legjenda braziliane Ronaldo Nazário, i cili pati nderin t’i dorëzonte çmimin Harry Kane. Përpara ceremonisë, Thierry Henry e pyeti brazilianin se cila gjeneratë futbollistësh ishte më e fortë, ajo e së kaluarës apo e sotmja. “Besoj se gjenerata jonë ishte jashtëzakonisht e fortë. Këtu kemi disa fitues të ‘Topit të Artë’; Shevchenko, Owen, Figo, ti…, por edhe Del Piero, Totti e shumë futbollistë të jashtëzakonshëm. Është bukur të rikthehesh pas në kohë”, – u shpreh Ronaldo. Vlerësimi për Francesco Tottin është i ndërsjellë. Ish-kapiteni i Romës, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, kishte treguar se do të kishte dashur të luante përkrah...
Burimi:
telesport.al