Ronaldo dhe Messi në të njëjtin ekip? Po, Tevez synon ta realizojë këtë në “miqësoren e shekullit”

Ronaldo dhe Messi në të njëjtin ekip? Po, Tevez synon ta realizojë këtë në “miqësoren e shekullit”

Një nga dëshirat e parealizuara të futbollit është të shohë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në të njëjtin ekip. Carlos Tevez dëshiron ta bëjë realitet këtë ëndërr në ndeshjen e lamtumirës që synon të organizojë më 20 dhjetor 2026, në “La Bombonera”, me miratimin e Juan Román Riquelmes, sipas “Infobae”. Ish-sulmuesi argjentinas, i tërhequr nga futbolli në vitin 2022, nuk pati një ndeshje lamtumire në stadiumin e Boca Juniors dhe tani po përpiqet ta organizojë atë në fund të këtij viti. Në një intervistë për kanalin argjentinas “OLGA”, Tevez zbuloi disa prej emrave që dëshiron të ftojë: Gianluigi Buffon dhe Edwin van der Sar në portë; Rio Ferdinand, Nemanja Vidić, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci në mbrojtje; Andrea Pirlo, Paul Scholes dhe Riquelme në mesfushë....