“Roma është vërtet kandidate serioze për ta synuar deri në fund titullin kampion”
28 Shtator 2026 10:29 Alfred Lleshi Drejtori i njohur sportiv Walter Sabatini foli për “Tuttosport” mbi strategjitë e merkatos së Romës dhe Comos. “Më duket se Roma është vërtet një kandidate serioze për të luftuar deri në fund për titullin kampion, duke parë mënyrën se si po luan. Ka një kohezion të jashtëzakonshëm mes lojtarëve dhe gjendje fizike të papritur te disa prej tyre, si Dybala. Roma ka shumë faktorë pozitivë që e shtyjnë përpara”, – tha ish-drejtuesi i klubit verdhekuq. Për Rodrigo Mora u shpreh: “Mendoj se është padyshim një djalë me talent, por ende jo talent i konsoliduar. Është lojtar me repertor teknik shumë të pasur. Tani duhet të përballet me një kampionat shumë të vështirë nga pikëpamja taktike: e kontrollojnë, e mbulojnë,...
Burimi:
telesport.al