Rokada në diplomaci: Meidani merr “ADN-në e babait” në Prishtinë, Malaj thumbon paraardhësin në Shkup

Rokada në diplomaci: Meidani merr “ADN-në e babait” në Prishtinë, Malaj thumbon paraardhësin në Shkup

Rokada e ambasadorëve shqiptarë në Prishtinë dhe Shkup u parapri nga një seancë dëgjimore në Kuvend. Denion Meidani, i propozuar si diplomat në Kosovë, ka vendosur të ecë në hapat e babait të tij, ish-presidentit. “Pesë vendet anëtare, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Meqë statusi i vendit kandidat kërkon unanimitet, pa këto pesë njohje rruga evropiane e Kosovës mbetet e bllokuar në vetë pragun e saj. Për mua, ky mandat ka peshë personale që nuk dua ta fsheh. Në pranverën e vitit 1999, kur Kosova po kalonte orët e saj më të errëta, babai im, Rexhep Meidani, premtoi se Shqipëria do të mbetej e hapur. Për mua, tashmë të përfaqësoj Shqipërinë në Prishtinë është një nder i...