Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!
Pentagoni i ka kërkuar Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të përfundojë përgatitjet për një rikthim të mundshëm të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit, sipas raportimeve të Axios. Urdhri nuk përcakton një datë konkrete për nisjen e sulmeve dhe presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë, sipas burimeve amerikane dhe izraelite të cituara në raport, një ofensivë e re mund të nisë para zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit, madje potencialisht edhe përpara zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit. Sipas raportimit, në rast të rifillimit të operacioneve, objektivat e mundshëm mund të përfshijnë objekte bërthamore iraniane, infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera strategjike. Burimet e cituara nga Axios theksojnë se mundësia e sulmeve para zgjedhjeve amerikane nuk konsiderohet e lartë, por...
Burimi:
javanews.al