Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Disa infeksione po bëhen gjithmonë e më shumë të vështira për tu trajtuar dhe shkak për këtë është bërë rezistenca që bakteret kanë zhvilluar ndaj antibiotikëve. Ekspertët ngrenë shqetësimin se rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet me shpejtësi te njerëzit, kafshët dhe në mjedis, duke u kthyer në një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik. Sipas të dhënave, ajo shkakton rreth 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Europian. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po bën që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar. Në rastet më të rënda, pacientët kanë nevojë për kombinime të disa antibiotikëve, por edhe këto mund të mos japin rezultat. Shqetësues janë edhe parashikimet për të ardhmen. Një...