Reforma zgjedhore në ngërç, socialistët zbusin tonet ndaj demokratëve
Një ditë pas ultimatumit të Taulant Ballës ndaj demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka zbutur qëndrimin dhe u ka bërë thirrje palëve të rikthehen në dialog për të arritur një kompromis. Në një prononcim për Top Channel, Gjiknuri pranoi se koha në dispozicion është e kufizuar dhe se arritja e një marrëveshjeje do të jetë e vështirë, por theksoi se socialistët mbeten të gatshëm për negociata. Ai kërkoi që të shqyrtohet paketa e propozimeve që do të paraqesin demokratët dhe mundësia e zbatimit të tyre. Nxitimi për të përmbyllur reformën lidhet edhe me zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Ndryshimet në hartën territoriale kërkojnë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, veçanërisht për mënyrën e shpërndarjes së mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Mungesa...
Burimi:
ntv.al