“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki
Politikani Enkelejd Alibeaj deklaron se nuk kemi të bëjmë me një Reformë Territoriale nga ana e mazhorancës, por me një reformë elektorale për zgjedhjet e ardhshme. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Alibeaj tha se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca nuk sjellin një riorganizim real të pushtetit vendor, por sipas tij, janë pjesë e një kalkulimi elektoral. Alibeaj thotë se ndryshimet nuk përbëjnë një reformë të vërtetë dhe se ajo që duhet të diskutohet është decentralizimi dhe transferimi i kompetencave nga pushteti qendror te ai vendor. “Të thuash që kjo është një lëvizje e madhe që ndryshon cilësisht situatën, kjo më duket miopi. E dyta, e thotë edhe vet Rama nuk është reformë, përderisa ka thënë që këtë numër...
Burimi:
javanews.al