Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet Bashkia: Mblidhni mendjen se…!
Dëgjesa publike e radhës për Reformën Territoriale u kthye në një ballafaqim të ashpër dhe të paprecedentë me deputetin e Partisë Socialiste, Olsi Komici. Takimi, i cili supozohej të shërbente si një platformë komunikimi për të diskutuar ndarjen administrative, nxori në pah pakënaqësinë e thellë të qytetarëve, të cilët e përballën të zgjedhurin e tyre me dështimin e kësaj reforme, duke theksuar se në vend të decentralizimit të premtuar, komuniteti do të marrë një centralizim që largon shërbimet bazë, rrit kostot e jetesës dhe lë zonat periferike në harresë të plotë, informon TCH. “Si quhet ekipi i Librazhdit? Si quhen rrugët e Librazhdit? Vallja e Rrajcës, si e keni quajtur? Pallatin e Kulturës si e quani? Kështu shuhet kultura, sepse historikisht ja keni marrë Librazhdit,...
Burimi:
javanews.al