Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit

Idenë e një proteste kombëtare në rast miratimi pa konsensus të reformës territoriale, Sali Berisha ua paraqiti edhe qytetarëve gjatë komunikimit të tij të përjavshëm virtual me ta. “Protestë, protestë dhe vetëm protestë”, ishte përgjigjja e Berishës për strategjinë që do të ndjekë PD nëse më 8 tetor në Kuvend do të ketë miratim të draftit të socialistëve. “U ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi, ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, tha kreu i PD.