Realizoi 3 gola, Foden: Më e mira pritet ende të vijë, e shijova shumë këtë mbrëmje
21 Tetor 2026 8:38 Telesport Mesfushori i Manchester City, Phil Foden, ishte protagonist në fitoren 5-1 që “qytetarët” arritën dje në Champions League ndaj grekëve të AEK. Ai realizoi një trigolësh, duke u rikthyer në kohët e dikurshme. “E shijova shumë. Treguam sërish vendosmëri. Ndonjëherë loja nuk ishte shumë e bukur, bëmë pasime të pasakta, por mendoj se iu përmbajtëm planit të lojës, vazhduam përpara dhe në fund ia dolëm t’i mposhtnim”, tha Foden. Më tej, mesfushori anglez komentoi: “Kam ende rrugë për të bërë derisa të kthehem në formën time më të mirë. Gjithsesi, e di që jam në drejtimin e duhur dhe po shënoj gola gjatë këtij procesi. Kjo ndihmon padyshim”. “Thjesht dua të vazhdoj të punoj fort dhe të përpiqem të jem...
Burimi:
telesport.al