Realiteti/ Shehi shndërron Prishtinën, 5 pikë mbi vendin e dytë
I’u bashkua bardhebluve gjatë verës, Orges Shehi po shkëlqen me Prishtinën e tij në Superligën e Kosovës. Trajneri durrsak ka ringjallur ekipin e kryeqytetit duke e kthyer në pretendentin kryesor për titull ndërsa pas 13 javëve kryeson e vetme me 32 pikë. Në total janë 10 fitore 2 barazime dhe vetëm një humbje. Pas fitores së fundit 1-2 ndaj Vushtrrisë Shehi u shpreh kështu: “Sigurisht që ishte një ndeshje e vështirë dhe gjej rastin t’i falënderoj tifozët që e vlerësuan ndeshjen dhe erdhën për të na ndihmuar, sepse ndeshjet që duken të lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Ishte shumë e rëndësishme për vazhdimësinë që t’i jepnim një mbyllje të mirë gjithë kësaj jave me tri ndeshje të forta dhe na gëzon fakti...
Burimi:
sportiim.al