Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!
Real Madrid ka marrë një fitore dramatike në transfertën ndaj Elches, duke triumfuar 3-2 në një ndeshje që i kishte të gjitha: avantazh të dyfishtë, rikthim të vendasve dhe një gol vendimtar në minutat shtesë. Madrilenët e nisën sfidën në mënyrën perfekte. Në minutën e 25-të, Matías Dituro shënoi autogol, duke i dhënë avantazhin Real Madridit. Tetë minuta më vonë ishte radha e Kylian Mbappé, që dyfishoi shifrat dhe e çoi Realin në 2-0. Elche reagoi fuqishëm pas pushimit. Abiel Osorio shënoi në minutën e 71-të, ndërsa Fernando Niño barazoi rezultatin në të 83-tën. Nga 0-2 në 2-2 dhe gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi spektakolar. Por Real Madrid kishte fjalën e fundit. Në 90+1’, Carlos Espí shënoi golin e tretë të madrilenëve...
Burimi:
javanews.al