Reali fitoi 3-2 në frymën e fundit, klubi i La Ligës i prish punë Mbappe-së në garën për “Topin e Artë” (foto)

Reali fitoi 3-2 në frymën e fundit, klubi i La Ligës i prish punë Mbappe-së në garën për “Topin e Artë” (foto)

16 Shtator 2026 20:01 Telesport Real Madrid fitoi mbrëmë me shumë vështirësi 2-3 në transfertën ndaj Elche, falë golit të Carlos Espi në shtesën e pjesës së dytë. Elche ka reaguar gjatë ditë së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit me një thumbim sarkastik mbi “fair play”-n e munguar nga Kylian Mbappe. Të dy fotot e postuara në rrjet nga klubi i La Ligës tregojnë mesfushorin Gonzalo Villar, duke debatuar me sulmuesin francez të Real Madridit, me mbishkrimin “fair play” shoqëruar nga një emoji me sytë që rrotullohen lart (në shenjë mosbesimi apo ironie). Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, fotot lidhen me një incident që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku dy lojtarët u grindën dhe shtynë njëri-tjetrin pas...